
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se po bëhet luftë e fortë në prapaskenë që Durim Bami të mos ekstradohet.
Sipas saj, është bërë një betejë e madhe nga SPAK për ardhjen e tij dhe vetëm pasi autoritet arabe u njohën me dosjen e ndaluan.
Ajo tha se ai është një emër që ka lidhje me vrasje të bujshme ku janë përfshirë personazhe të rëndësishëm të botës së krimit dhe të politikës. Madje ajo tha se ai është paguar nga 500 mijë euro e lart.
“Bëhet fjalë për ngjarje të mëdha. Për vrasje nga 500 mijë euro e lart. Flasim për gjasat janë që Bami do ekstradohet. Gjithmonë nëse nën rrogoz do ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin. Mund ta frenojnë ekstradimin ata që e kanë investuar”, tha ajo në “Euronews”.
Lini një Përgjigje