
Me ardhjen e Trump në pushtet, "miqësia" me Amerikën mbetet "ëndërr amerikane" për shumë politikanë në mbarë botën, përfshirë dhe vendin tonë.
Ambasada amerikane në Tiranë zhvilloi ditën e djeshme një festë në kuadër të 249 vjetorit të pavaresise së Amerikës! Ajo që ra në sy, ndryshe nga vitet e tjera ishte numri i pakët i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të cilët ishin prezent në këtë darkë.
Mesa duket efekti i administratës së re Trump sa i takon diplomacisë së jashtme ka nisur të reflektohet edhe në vendin tonë. Ambasada sa vjen dhe bëhet më e distancuar nga partitë dhe emrat e përveçëm në politikë, një urdhër ky i ardhur qartë nga administrata Trump e cila ka futur të gjithë trupën diplomatike në mbarë botën në një proces filtrimi i cili pritet të përfundojë në muajin shtator.
Ky lloj i ri qasjeje, u pa nga numri i pakët i politikanëve të ftuar në këtë organizim të ambasadës, me të Ngarkuarë me Punë, Nancy VanHorn e cila është munduar të ftojë disa politikanë nga mazhoranca dhe opozita, vetëm për të mos treguar një prerje si me thikë të marrëdhënieve me to.
Por cilët ishin të ftuarit e Ambasadës Amerikane në Tiranë?
Nga qeveria:
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu
Ministrit i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe
Nga opozita:
Deputeti Oerd Bylykbashi
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
Krerë të tjerë institucionesh:
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani
Kreu i SHISH, Vlora Hyseni
Spiropali është ftuar si kryetare e Parlamentit, Hasani dhe Vengu janë dy ministrat me të cilët ambasada amerikane ka pasur më shumë "marrëdhënie" këto kohë, për shkak të pozicioneve që ato kanë në qeveri dhe të situatës gjeopolitke në botë dhe rajon. Nga opozita është ftuar sa për emër një përfaqësues si Oerd Bylykbashi, ndërsa Mediu mesa duket ka përdorur lidhjet e tij me Republikanët për të siguruar një ftesë. Gjërat nuk duken më si më parë për politikanët shqiptarë. Me ardhjen e Trump në pushtet, "miqësia" me Amerikën mbetet "ëndërr amerikane" për shumë politikanë në mbarë botën, përfshirë dhe vendin tonë./Pamfleti
Lini një Përgjigje