TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2023, 14:02

Festa e madhe e Samir Manes, mungojnë politikanët

Shkruar nga Pamfleti
Festa e madhe e Samir Manes, mungojnë politikanët
Samir Mane

A është kjo shenjë se Mane është aq i fuqishëm ekonomikisht, sa që nuk ka më nevojë për politikën, apo thjesht nuk do ta ndotë imazhin e tij, prej biznesmeni me shtrirje në 10 shtete të botës, me atë të politikanëve famëkeq vendas?!

Të gjithë atyre që kanë kaluar mbrëmjen e së enjtes në zonën pranë presidencës, u ka tërhequr vëmendjen një organizim me pamje madhështore që po bëhej në Pallatin e Kongreseve.

Grupi BALFIN, i biznesmenit më të madh në Shqipëri dhe Ballkan, Samir Mane, festonte 30 vjetorin e themelimit.

Nga gazetarët e shumtë të ftuar, kanë dalë dhe informacionet e para.

Ajo që bie më tepër në sy është mungesa totale, në bllok, e politikanëve.

Asnjëri prej tyre, nga asnjë parti nuk ka qenë i ftuar.

Nuk dihet se cila prej të dyjave mund të jetë arsyeja e vërtetë, por ajo që është e sigurt dhe që konfirmohet nga të ftuarit në këtë mega event, është se qindra mijëra eurot që Mania ka shpenzuar për rreth 5 mijë punonjësit e Grupit të tij të ftuar në feste si dhe për qindra partnerët e biznesit, që ishin po aty, dhe që i nderoi edhe me çmime, do të jenë gjykuar si më të volitshme, se sa të shpërdoroheshin për t’i bërë qejfin politikanëve të Tiranës./Pamfleti

Festa e madhe e Samir Manes, mungojnë politikanët

Lini një Përgjigje