TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2023, 10:57

Videoja seksuale e Gjicit bëhet virale, media e huaj: Bill Clinton shqiptar, shokoi njerëzit!

Shkruar nga Pamfleti
Videoja seksuale e Gjicit bëhet virale, media e huaj: Bill Clinton
Safet Gjici

Pamjet e skandalit seksual të ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit janë bërë virale edhe jashtë Shqipërisë. Përveç shpërndarjes në 'Instagram', Facebook, TikTok dhe Tëitter, ajo u bë material edhe për portalet jashtë vendit. Kështu një nga portalet më të njohura sportive në botë, 'Sportskeeda' shkruan se njerëzit në mediat sociale kanë mbetur pa fjalë nga kjo video.

“Lideri politik shqiptar, Safet Gjici, ka shokuar internetin pasi një video e tij në një pozicion komprometues u bë virale. Kryebashkiaku i Kukësit shihet në momente intime me një grua të paidentifikuar në zyrën e tij. Ai njoftoi dorëheqjen e tij pasi video bëri xhiron e saj në internet. Që atëherë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke shprehur mosbesimin e tyre,” shkruan portali.

Sipas medias, disa po e krahasojnë Gjicin me Bill Clinton. Portali thekson më tej se nuk është hera e parë që një lider politik shqiptar përfshihet në një skandal seksual. Sipas tyre, më herët ishte një tjetër kryebashkiak, Shukri Xhelili që humbi postin për shkak të një incidenti të ngjashëm.

“Bill Clinton shqiptar”: Videoja e Safet Gjicit bëhet virale në Twitter, e lë internetin në mosbesim'- shkruajnë ata.

Dje u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Gjici njoftoi dorëheqjen DHE pretendoi se i kanë bërë kurth kundërshtarët politikë.

videoja seksuale e gjicit skandal

Lini një Përgjigje