TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2023, 12:08

Gjykata rrëzoi kërkesën e opozitës për VKM-në e ndërtimeve pa leje, Shehaj: Vendim skandaloz

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata rrëzoi kërkesën e opozitës për VKM-në e

Ish-drejtoresha e “Tatimeve”, Brisida Shehaj e ka konsideruar skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së opozitës për VKM-të e kateve pa leje.

Shehaj theksoi se ky vendim është marrë pa asnjëlloj argumenti. Më tej ajo shtoi se Kodi Penal thotë që ti shkon në burg nuk ta nxjerr ky me VKM, se nuk ka dot tagrin.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendim e skandaloze, e para është kjo për Portin e Durrësit dhe e dyta për VKM-të e ndërtesa pa leje. Edhe një njeri që nuk ka mbaruar juridikun, por është me të mesmen, kur e thotë Kodi Penal që ti shkon në burg nuk ta nxjerr ky me VKM, se nuk ka dot tagrin. Do ndryshim ligjor, do 3/5. Për sa kohë që Gjykata Kushtetuesen ka nxjerrë vetëm vendimmarrjen rrëzohet kjo, rrëzohet kjo, dhe nuk kemi asnjë argumentimi, nuk e di se si për një projekt si Durrësit për të cilin BE u shpreh që shkel këtë ligj e atë ligj.

Ti japësh pa garë fare, pa tender, një pronë qindra miliona euro, pasuri e jona, ti bësh mbi 200 milionë euro tolerime në taksa. Për Gjykatën tonë Kushtetuese është në rregull. Besoj se është kauzë që do shkojmë sërish në Gjykatë, nuk do e lëmë Portin e Durrësit.", tha Shehaj në Panorama TV.

 

vkm opozita gjykata shehaj

Lini një Përgjigje