TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 07:15

Fatmir Mediu tallet me dosjen 'Gërdeci': Dorëheqjen si ministër e dhashë për jetët e humbura, jo se ndihesha fajtor

Shkruar nga Pamfleti

Fatmir Mediu tallet me dosjen 'Gërdeci': Dorëheqjen si

Deputeti Fatmir Mediu teksa ka folur për akuzat e dosjes së Gërdecit, deklaroi se gjatë kohës kur ndodhi ngjarja e ka dhënë dorëheqjen sepse e ka ndjerë detyrim moral.

I ftuar në "Top Story", Mediu shtoi se hoqi dorë nga posti si Ministër i Mbrojtjes, në respekt dhe vlerësim për humbjet e jetëve. Sipas tij veprimi nuk ka ardhur si pasojë e ndjesisë së fajësisë, por thjesht detyrim nga ana njerëzore.

“Unë mendoj që të vetmit njerëz që kanë të drejtë të flasin e gjykojnë sipas mënyrës së tyre janë familjarët e tyre. Në respekt e vlerësim të asaj tragjedi dhe humbjeve të jetëve, në pikëpamjen e ndjesisë njerëzore dhe morale unë kam dhënë dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes dy ditë pasi ka ndodhur tragjedia.

Unë kam mbajtur një qëndrim moral, por këtu qëndrimi moral nuk ka vlerë. Këtu konsiderohet që kur jep dorëheqjen je fajtor. Unë nuk e kam bërë se jam ndjerë fajtor, por unë gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Mbrojtjes, u ndjeva moralisht keq si politikan por edhe si njeri që ndodhi një tragjedi e rëndë ku humbën jetën 26 qytetarë”, u shpreh Fatmir Mediu.

fatmir mediu gerdeci doreheqje

Lini një Përgjigje