
Kompania “One”, “Air Albania”, faqja e Parlamentit, KLSH, Tatimet, e-Albania, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtoria e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Interesave, si dhe sisteme të tjera, papritur u sulmuan këto ditë nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”
Por, mënyra e sulmit kibernetik lë shumë vend për dyshime se ky është në fakt një sulm i organizuar brenda vendit.
Çuditërisht, sulmi i iranianëve rezultoi i vlefshëm vetëm për qeverinë, duke fshirë “rastësisht” të dhëna të qeveritarëvve e institucioneve, pavarësisht rreth 500 milionë dollarëve të shpenzuara për sigurinë kombëtare.
Mësohet se 2 petabyte të të dhënave të kompanive të lidhurar janë z hdukur si me porosi nga “iranianët”, ndërkohë qeveria planifikon të tjera fonde për sigurinë, ndërsa Banka Botërore do të mbështesë Shqipërinë me miliona dollarë.
Mirëpo, mbrojtja sërish nuk realizohet, milionat shkojnë sërish në xhepin e qeveritarëve, ndërsa “iranianët” do të na sulmojnë përsëri, për të vjedhur dhe shitur të dhënat tona e për të fshirë të dhënat e qeverisë. Shqipëria vazhdon të jetë e zhytur në skandale. Të mos harrojmë rrjedhjet e herëpashershme të dokumenteve, targat, pagat, gjendja civile e qytetarëve, apo të dhënat e Kadastrës! /Iconstyle
Lini një Përgjigje