TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 08:20

“Ti ha bukë duke sharë”, Boçi përplaset keq me Dudushin në studio: Mos na bëj për budallenj!

Shkruar nga Pamfleti

“Ti ha bukë duke sharë”, Boçi përplaset keq me

Diskutimi në emisionin “Top Sory” është shoqëruar nga debate të ashpra mes panelistëve.

Marrëdhënia e PD-së me ndërkombëtarët ndezi diskutimin, ndërsa u kujtua periudha kur Donald Lu ishte ambasador i SHBA-së në Tiranë.

Debati mes gazetarit Alban Dudushi dhe ish deputetit të PD-së, Luçiano Boçit degradoi deri në onfendime personale.

Kaso: Fokusi kryesor është tek beteja. Sot nuk i shohim jo se nuk ka, jemi në kontakt të përditshëm, duke nisur zgedhje me standarde. Sigurt ka kontakte, ka më shumë se një kontakt, më shumë se një përfaqësi.

Dudushi: Me kë takohen se kryetarit nuk i flasin.

Kaso: PD nuk është vetëm kryetari, fatmirësisht është e madhe.

Dudushi: Dikur pa qenë kryetar i shkonin më derë. Shkonte tek Lulzimi e noterizonte Berisha tek zyra vet.

Kaso: Këtë nuk e dimë ne, e kemi me të dëgjuar.

Dudushi: Jo, e kemi me kamera.

Boçi: Po lëre të flasë.

Kaso: Unë nuk shihja kush vinte në seli, roje poshtë zyrës në seli nuk bëja, shkonin më parë tek Berisha apo Basha.

Duma: Nuk është mit, Ivi është mit Donald Lu shkonte tek Berisha në zyrë?!

Dudushi: I thoshte hiqe Lulin se nuk bënte për këtë punë.

Kaso: Jemi me kontakte me të gjithë aktorët.

Boçi: Për të dhënë argumente i referoheni së kaluarës. Jeni me dy standarte atëherë. Ka ndryshuar, ka evoluar niveli komunikimit pse më ca ka, se do ti?

Dudushi: Mos na bëj për budallenj.

Boçi: Si e konsideron ti veten është çështja jote.

Dudushi:PD është Berisha, takohet me njeri Sali Berisha? Po apo jo?

Boçi: Pse unë si vij, nuk vij si përfaqësues i PD? Ivi nuk vjen? Ti Alban hyn tek ata persona që ha bukë duke sharë Sali Berishën, bravo ju qoftë!

Dudushi: Ti je përfaqësues i Sali Berishës. Nuk kam ngrënë bukë duke sharë Berishën, kam bërë shumë gjëra.

Dudushi: S’më thua dot që ha bukë duke sharë Saliun, sepse i bie të të them ty që ha bukë se i shkon Saliut nga mbrapa.

Boçi: Kur shkoj në parti nuk paguhem.

Dudushi: Unë marr për detyrën që bëj si gazetar.

Boçi: Mos devijo argumentin.

Lini një Përgjigje