TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 09:30

Afera 'Partizani', Gjikondi: Berisha do të sfidojë ligjin, përpiqet të zvarrisë procesin

Shkruar nga Pamfleti
Afera 'Partizani', Gjikondi: Berisha do të sfidojë ligjin,
Brizida Gjikondi

Juristja Brizida Gjikondi thotë se ish kryeministri Sali Berisha po përpiqet të zvarrisë procesin ndaj tij, teksa të enjten, në orën 11:00, gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin nëse do e pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Në një intervistë për “Newsline”, Gjikondi u shpreh se Berisha do të sfidojë ligjin dhe se asnjëherë nuk i ka respektuar institucionet.

“Unë e kam thënë me shaka në studion tuaj që do të luajë domino me dhëndrin në shtëpi, por duke e njohur, Berisha është një nga personalitetet më të shëmtuara në mosrespektimin e institucioneve.

Ai ka sulmuar çdo gjyqtar dhe çdo prokuror. Mendoj, nuk do çuditesha që të gjejë mënyra alternative për të gjetur mundësinë për të komunikuar. Avokatët e Berishës, po bëjnë gjënë më të shëmtuar dhe imorale, përpiqen ta zvarrisin dhe të fshihen në qorrsokake procedurash. Ata kanë kërkuar sërish përjashtimin e Irena Gjokës. Ata përpiqen të gjejnë shtigjet e shëmtuara.

Nuk e prisja kurrë që një personazh si Berisha, këtej del të bëjë të fortin, ketëj me hile, të çojë avokatët dhe të gjejë spica për ta zvarritur procesin. Jam e bindur se nesër gjykata do të shpallë vendimin, nuk jam e kënaqur nga integriteti i drejtësisë shqiptare, duhet të ishte më radikale. Jam e bindur që kjo do të ndodhë”, theksoi ajo.

 

brizida gjikondi berisha spak

Lini një Përgjigje