TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 07:30

‘Çfarë fitojnë shqiptarët nga marrëveshja për refugjatët?’, shpërthen keq Bushati: Hani prestigj, se të tjerat shkojnë në Surrel

Shkruar nga Pamfleti
‘Çfarë fitojnë shqiptarët nga marrëveshja
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, ka shtruar një pyetje të rëndësishme në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga Rama dhe Meloni, se çfarë fitojnë shqiptarët nga refugjatët që do vijnë në Shqipëri nga Italia.

Bushati ktheu në vëmendjen marrëveshjen e Merkel me Erdoganin ku bashkë me refugjatët, kishte dhe një paketë me 6 miliardë euro, si dhe atë të Tunizisë duke i ofruar 127 milionë euro por që nuk u pranua.

Sipas Bushatit, argumentat e socialistëve në panel se kjo marrëveshje mes Ramës dhe Melonit ishte për prestigj, analisti tha se shqiptarët të hanë prestigjin, se të tjerat shkojnë në Surrel.

'Kemi dy raste të kohëve të fundit, kemi marrëveshjen Merkel-Erdogan për ndalimin e refugjatëve sirianë dhe tentativën e BE me Tunizinë sepse nuk mbaroi dot. BE me Erdoganin bëri bashkë me marrëveshjen për refugjatët, një paketë 6 miliardë euro për Turqinë.

BE në shtator i propozoi marrëveshje Tunizisë 127 milionë euro, që të pranonte kthimet, të vendoste forcat e veta në shërbim, që të kontrollonte më mirë kufirin etj.

Pyetja që ngre unë është çfarë fitojnë shqiptarët? Prestigj thotë Ndreca! Atëherë unë i them hani prestigj se të tjerat shkojnë në Surrel. Hani prestigj se të tjerat shkojnë në Surrel.

E para ekonomikisht nuk ja vlen barra për prestigjin dhe e dyta po të ishte për prestigj, njerëzit që kanë prestigj mendojnë dhe para dy vitesh që ne vendeve të pasura europiane do i pranojmë refugjatët. Kjo është punë sharlatanësh dhe nuk është punë njerëzish me prestigj dhe të ndershëm.', tha Bushati në një intervistë për mediat.

 

andi bushati rama refugjatët

Lini një Përgjigje