
Analisti Neritan Sejamini duke komentuar betejën që opozita ka ndërmarrë për komisionet hetimore, u shpreh se ajo po bën beteja të vogla, ndërkohë që asaj i duhet një strategji.
Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se e drejta është për opozitën, por kjo lloj tërheqje e saj në këto luftëra të vogla do i harxhojë kohën për tu përgatitur për zgjedhjet.
“Çështja që shtrohet është se taktika e opozitës a i shërben asaj dhe a zgjidh gjë se ajo që po bën opozita është se po zhvillon beteja të vogla, njësoj si të bësh kalendar me aktivitete pa pasur një strategji dhe kjo është ajo që i duhet asaj më shumë, një strategji afatgjatë.
Nëse Rama e pengon mund të provojë qasje të tjera, të gjitha këto gjëra që po çojnë në parlament janë provuar në këto 30 vjet dhe kam frikë se kjo lloj tërheqje e opozitës në këto lufra të vogla do i harxhojë kohën për tu përgatitur për zgjedhjet. Opozita duhet të marrë sa më shumë vota.
Opozita është nën trysninë e pushtetit, por çështja qëndron si sillet opozita kur ballafaqon këtë situatë dhe ajo që unë mendoj është se opozita ndalon, shikon situatën dhe gjen një strategji. Nuk fitohet komisioni hetimor duke hipur nga kangjellat. Komisionet hetimore kanë një rëndësi jetike, por nëse ai nuk i jep çfarë ka një të drejtë tjetër për t’i zbardhur”, tha ai.
Lini një Përgjigje