TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2023, 22:32

Pakti për emigrantët, avokati rrëzon qeverinë: Kemi vepër penale, territori shqiptar s’mund të jetë nën kontroll të asnjë shteti tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Pakti për emigrantët, avokati rrëzon qeverinë: Kemi

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot një marrëveshje për emigrantët. Kryeministri Rama ka rënë dakord që t’i japë Italisë portin e Shëngjinit dhe Gjadrin, me qëllim që të strehohen emigrantët.

Por për avokatin Jordan Daci kjo bie ndesh me konventat ndërkombëtare. Sipas tij, territori nuk mund të jetë nën kontroll të asnjë shteti tjetër përveç NATO-s në kuadër të misioneve ushtarake.

Postimi i plotë i Dacit

Territori i RSH nuk mund te jete nen kontroll te asnje shteti tjeter me perjashtim te NATOS ne kuader te misioneve dhe qellimeve qartesisht vetem ushtarake. Njohja e juridiksionit te nje shteti te huaj brenda territorit te RSH, behet vetem mbi bazen e konventave te Vjenes per qellime vetem diplomatike ne formen e ekstraterritoreve.

Nje marreveshje qe njeh juridiksionin e nje shteti te huaj mbi nje pjese territori te RSH do te perbente veper penale dhe nuk mundet kurresesi te ishte objekti miratimi nga Qeveria (kjo ska kompetence kushtetuese ta bej asnjehere) dhe as ratifikimi nga Kuvendi. Nje marreveshje e tille bien ndesh ne thuajse gjysmen apo me shume pjese te Kushtetutes dhe me parimet e te Drejtes Nderkombetare. Nese Presidenti ka leshuar plotefuqishmeri per negocimin e kesaj marreveshje ka shkelur rende Kushtetuten e RSH dhe nese jo, marreveshja eshte e pavlefshme sipas Konventes se Vjenes per te Drejten e Traktateve dhe vendimit te Gjykates Kushtetuese ne rastin e marreveshjes se detit me Greqine. Nderkohe, Qeveria e ka te ndaluar te beje negocim te marreveshjeve ne emer te RSH pa plotefuqishmerine e Presidentit te RSH.

Cdo njeri qe ndodhet ne RSH, eshte subjekt i ligjit dhe i gjykatave shqiptare dhe asnje marreveshje smund te transferoje juridiksionin dhe as t’ju mohoj ketyre shtetasve qasjen ne gjykatat shqiptare dhe jo vetem. Nderkohe, sipas ligjeve nderkombetare RSH, do te ishte pergjegjese per cdo gje qe ndodh ndaj ketyre shtetasve perballe shteteve, shtetesine e te cilet kane dhe perballe gjykatave nderkombetare.

Ne fund, ne asnje rast nuk ekziston asnje mekanizem qe siguron pa asnje perjashtim riatdhesimin e tyre dhe keto shtetas do mbeteshin ne RSH pa pasur mundesi ti riatdhesoje dhe numri i tyre etj, do te ndikonte pashmangshmerisht edhe ne perberjen demografike dhe do te cenonte interesin afatgjate kombetar.

Lini një Përgjigje