TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 22:23

Sulmet e Ramës, Hazizaj: Shiti të gjithë bashkëpunëtorët që të tjerët t’i rrinë rreshtore në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Ramës, Hazizaj: Shiti të gjithë

Avokat Sokol Hazizaj, e ka cilësuar Reformën e Drejtësisë politike, duke shtuar se i jep të drejtë kryeministrit Edi Rama kur shprehet që është bërë nga PS.

Institucionet e krijuara të drejtësisë janë formacione të karakterit politik. Ka të drejtë Rama kur thotë kjo reformë është e jona, është politike. Është donatuar nga amerikanë e evropianë”, tha avokat Hazizaj.

Hazizaj tha se deklaratat e kryeministrit Rama janë brenda karakterit politik.

Sjellja politike e Ramës, duket sikur vjen përkundër SPAK e GJKKO, por në themel i ka dorëzuar gjithë  bashkëpunëtorët e tij në duart e tyre, që në zgjedhje t’i rrinë të gjithë rreshtore”, tha avokat Hazizaj i ftuar në emisionin “Open” në News24.

Lini një Përgjigje