TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 22:04

Prokurorët e SPAK të gjithëpushtetshëm, Meçe: Duhet të kuptojnë se ka një kufi

Shkruar nga Pamfleti

Prokurorët e SPAK të gjithëpushtetshëm, Meçe: Duhet

Sulmet dhe akuzat ndaj SPAK janë komentuar mbrëmjen e së enjtes edhe nga Arben Meçe. Ai u shpreh se Kryeministri Edi Rama ndryshe nga kreu demokrat Sali Berisha ka thënë që SPAK ka mbështetjen e tij dhe të qeverisë dhe kurrësesi nuk e ka kundërshtuar.  Në emisionin ‘360gradë’, Meçe u shpreh se prokurorët janë të gjithëfuqishëm në sallë falë mbështetjes që i japim, por duhet të dijnë kufijët e tyre.

Në momentin kur qeveria nuk ka vullnet dhe kur do të mbajë të pushtuar SPAK nuk jep mbrojtje fizike. Zbatimi i ligjit është vullnet. Kur prokuroria urdhëron të japi masa sigurie policia është e detyruar t’i zbatoj.

Ky person urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhërin. Ligji e ndalonte por pushteti e lejonte. Ky person shkelte ligjin. Ka një ndryshim mes deklaratave të Ramës dhe Berishës.

Rama nuk ka zënë në gojë që vendimarrjet e prokurorisë janë politike. Rama nuk ka thënë që vendimet e SPAK janë të paligjshme. Kushdo që shkel ligjin, SPAK ka autoritetin. Ka thënë që ka mbështetjen tonë për të goditur çdo shkelës ligjor dhe kur fillon të interpretohet që është kundërshtim i SPAK, si mund të thuash kur ka mbështetjen tonë që është luftë në të kundërt.

Nëse do të kishim avokat në proceset gjyqësore do të shihnit inferioritetin që avokatët trajtohen në procese gjyqësore. Prokurori është i gjithëfuqishëm në sallë dhe kjo situatë është prezente në të gjitha çështjet gjyqësore. Falë kësaj mbështetje që i japim ne, duhet të kuptojë që ka një kufi”, tha Meçe.

Lini një Përgjigje