
Aktori i humorit Gazment Paja u paraqit sot në SPAK ku për rreth 1 orë iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Madje Pajës, SPAK i ka sekuestruar edhe telefonin, një praktikë kjo që është kthyer në rutinë për prokurorët specialë dhe agjentët e BKH-së.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur në emisionin "Të Paekspozuarit" arsyet sepse SPAK mori në pyetje aktorin e humorit.
Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa.
"Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower", tha Lala.
Lini një Përgjigje