TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 22:14

Skandali i tenderave te Bujqësori, Lala: Rama është gënjeshtar, çdo blerje është mbifaturuar

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i tenderave te Bujqësori, Lala: Rama është

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur 24 masa sigurie pas dyshimeve për afera korruptive, tha se kjo është një aferë që kap vlerën e miliona eurove dhe hetimi sapo ka nisur.

"Kryeministri është gënjeshtar, janë ndryshuar vetëm 6 masa dhe jo të tjera, sepse kryeministri tha u zbutën masat.

Ajo që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor, është nga krimet më të mëdha që mund të bëhet në Universitete.

Janë bërë tendera. Më kanë ardhur në vitet e fundit, 2-3 pedagogë që janë marrë në përgjegjësi penale. Më ka nisur njëri studim, aty është shkretëtirë e vërtetë, nuk ekzsiton asnjë pajisje, për praktikën. Të gjitha pajisjet janë të mbifaturuara. Të gjithë faturat janë fiktive. Aty është vetëm godina dhe nuk ka asgjë në godinë.

Kryeministri tha janë 30 mln lekë, por jo, bëhet fjalë për milionë euro. Kjo histori, sapo ka nisur. Rektorit i është marrë telefoni shumë kohë më parë. Ka dalë në komunikime me një biznesmen, që sot është në kërkim.

Historia e këtij Universiteti është histori e gjitha korruptive. Të gjithë tenderat dyshohet se janë me flamur të kuq.

Është prekur vetëm një pjesë deri tani. Nga ky hetim mund të ketë edhe persona përgjegjës në institucione te tjera, deri në Ministrinë e Arsimit. Kjo histori sapo ka nisur", tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lini një Përgjigje