TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2025, 14:52

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Dyrnjaja: Opozita po i bën nder PS

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Dyrnjaja: Opozita po i bën nder PS

Analisti Denis Dyrnjaja ka folur lidhur me aktualitetin politik, teksa fushata zgjedhore është pranë, por tashmë me një sfond tjetër se më parë, atë të goditjeve të Prokurorisë së Posaçme sa majtas dhe djathtas.

Ai shprehet se po hetohet një mori aferash korruptive të dardharëve që vazhdojnë ende etjet dhe uria për të uzurpuar prona publike ku nëpërmjet skemave të kamufluar kërkohen të gllabërohen interesa ekonomike.

“Drejtësia, ka një ndikim të rëndësishëm sjellja e Prokurorisë së Posaçme në raport me aferat korruptive të së shkuarës dhe të tashmes. Po hetohet një mori aferash korruptive të dardharëve vazhdojnë ende etjet dhe uria për të uzurpuar prona publike ku nëpërmjet skemave të kamufluar për kërkohen të gllabërohen interesa ekonomike. Qeveria ka interesa vizion për zhvillim. Se ç’bëjnë dardharët poshtë tij qasje tjetër. Dje u tha se jemi në rrugëtimin e fortë drejt kthimit të turizmit në industri. Është bërë analizë si vendi kthehet në industri turizmi. Puna është sa pjesë i shkon buxhetit dhe si është kjo industri me vend që e kanë”, tha Dyrnjaja.

Sipas tij, drejtësia ka marrë një rol kyç në zhbërjen e aferave korruptive, ndërsa skemat për përvetësimin e pasurive publike vijojnë.

“Etje për të gllabëruar dhe transformuar dhe qenësinë e objekteve që janë aty. Mund të mos jetë më pallati i Kulturës aty. Mund të kemi një kullë aty. Biblioteka është në pronësi të ministrisë, trualli jo. Vizioni i Ramës është një makro e madhe ku Shqipëria krijohet dhe dardharët janë prapa, këtu duhet SPAK”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Duke iu rikthyer Shqipërisë, përplasjet e Berishës me SPAK i shikon në favor të mazhorancës, edhe nëse PS konsumon skandale të mëdha.

“Berisha bllokues dhe favorizues për mazhorancën, përplaset për interes të vogël me SPAK, i shkon në linjë elektorale mazhorancës dhe i hap rrugën për mandatin e katërt Ramës”, theksoi Dyrnjaja.

Lini një Përgjigje