TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2025, 13:22

Kadastra Lezhë/ Drejtori Altin Gjergji, “ujk” më i harbuar e i babëzitur se parardhësit; ja “shporta” klienteliste

Shkruar nga Pamfleti

Kadastra Lezhë/ Drejtori Altin Gjergji, “ujk” më i harbuar

Siç thonë në Lezhë, Altini nuk ta prek dosjen e pronës, pa marrë ryshfetin paradhënie edhe kur i ke dokumentet të sakta; por edhe nëse dokumentet janë false, ai të bën pronar duke rritur vlerën e ryshfetit...

Prej afro 1 viti, Altin Gjergji është Drejtor i Kadastrës-Lezhë, i komanduar në këtë detyrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama e rekomandim të biznesmënëve, zyrtarëve, trafikantëve dhe të fortëve të trojeve e tokave, që ndërtojnë pallate, hotele, resorte, ferma, magazina e vila.

Drejtori Altin Gjergji, vazhdon regjistron pasuri me dosje false, por sipas infomacioneve, është me i harbuar për abuzime; dhe “ujk” më i babëzitur se drejtorët parardhës, në marrrje rryshftesh dhe toka, troje, apartamente e njësi tregtare si shpërblime.

Më 22 shkurt 2024, pas pezullimit të drejtorit Gentjan Malotaj me vendim të gjykatës për korrupsion e abuzime me pasuritë; Altin Gjergji, ish-punonjës i Kadastrës së Lezhës, u komandua në këtë detyrë për 2 muaj, sa të emërohej drejtori i ri.

Ai dha prova, se firmos çdo falsifikim e vjedhje, edhe duke detyruar me kërcënime punonjësit e Kadastrës, prandaj vazhdon të mbahet në detyrën e drejtorit prej afro 1 viti, megjithëse është jurist me diplomë part-time të ciklit të parë, pa certifikim e pa status nga DAP për Drejtues.

Më 7 janar 2025, drejtori Altin Gjergji, nxori një urdhër të brendshëm për Kadastrën e Lezhës, më këtë përmbajte: - Çdo ditë pune pas daljes së këtij urdhëri, çdo jurist specialist do bëjë nga 30 dosje secili; specialistët topografë do bëjnë nga 40 dosje secili, ndërsa çdo operatorë specialist, do përfundojnë brenda ditës çdo dosje që i hedh drejtori në shportë.

Kadastra Lezhë/ Drejtori Altin Gjergji, “ujk” më i harbuar

Për ata specialistë që nuk realizojnë këtë numër dosjesh brenda çdo dite pune, do merren masa administrative, që sipas denoncimit, janë shkarkime nga pune, ndalesë page, ose detyrim për të punuar deri në orën 24:00 të dhe çdo të shtunë e të dielë.

Ky urdhër i drejtorit të partisë e bandave të pasurive, ka krijuar terror, stërlodhje e çoroditje të punonjëssve, me pasoja gabime të shumta te dosjet, mbasi sipas kapacitetit të mundshëm teknik kohor, specialiasti nuk mund të përgatisë me tepër se 4-5 dosje brenda 8 orëve punë.

Por drejtori Altin Gjergji, në këtë prag fushate e deri në ditën e zgjedhjeve, kërkon që çdo specialist të përgatisë nga 30-40 në dosje pasurie e legalizimesh në ditë.

Sepse objektivi i partisë, është që brenda muajit prill 2025, Kadastra e Lezhës, të bëjë gati sa më shumë certifikata para zgjedhjeve, sepse do shkojë t’i dorëzojë Babloku, ministrat e kandidatët për deputetë si joshje për vota...

Përveç punës së partisë me certifikatat e pasurive dhe legalizimeve, drejtori Altin Gjergji mbush xhepat e tij me rryshfete, ose konvertim me toka nga qytetarët dhe apartamente e njësi tregtare, nga ata që legalizojnë pallate, ose nga ata që u jep toka për ndërtime me letra false.

Çdo mëngjes, çdo punonjësi në Kadastrën e Lezhës, drejtori Altin Gjergji i lë në tavolinë nga 1 shportë me 30-40 aplikime, të cilat duhet t’i përfundojnë brenda ditës, ose përballen me pasoja largimi nga puna, ndalim page e dënim me punë deri në mesnatë dhe çdo të shtunë e të diel.

Por drejtori Altin Gjergji, ka dhe 1 shportë personale klienteliste, me aplikime që ia japin në dorë hajdutët e tokave, biznesmenët, ndërtuesit, zyrtarët e pushtetit e të PS dhe kriminelët, të cilat bëjnë gati me letra false e në kohë rekord, 3 specialistë të besuar të drejtorit.

Deri në muajin janar 2025, Altin Gjegji që ishte jurist i thjeshtë në Kadastrën e Lezhës me pagë mujore 700 Euro, kishte nivel të ulët jetese, ndërsa pas emërimit drejtor po bën jetë familjarisht në vila luksoze dhe fundjava e pushime luksi jashtë Shqipërisë.

Sepse siç thonë në Lezhë, Altini nuk ta prek dosjen e pronës, pa marrë ryshfetin paradhënie edhe kur i ke dokumentet të sakta; por edhe nëse dokumentet janë false, ai të bën pronar duke rritur vlerën e ryshfetit. (Vijon...)/Pamfleti

kadastra lezhë altin gjergji

Lini një Përgjigje