TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2025, 09:31

"Pushofsh në paqe, e shtrenjta jonë", ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj

Shkruar nga Pamfleti

"Pushofsh në paqe, e shtrenjta jonë", ndahet nga jeta

Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Violeta Lleshaj është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 58-vjeçare Violeta Lleshaj.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë ish-ministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku dhe ka njoftuar orën dhe datën e ceremonisë mortore.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën, më 4 shkurt 2025, në orën 12:00 në Varrezat e Maminasit.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, shkruan ish-ministri në Facebook.

Lini një Përgjigje