TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2023, 21:53

Çështja ‘Partizani’, Spahiu sqaron se çfarë do të ndodhë nëse Berisha refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Çështja ‘Partizani’, Spahiu sqaron se çfarë

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për çështjen ‘Partizani’, sqaroi se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha refuzon të shkojë në prokurori.

Në një intervistë për emisionin “Now” në ‘Euronews Albania’, ai tha se nëse ish-kryeministri nuk shkon në ditën që cakton gjykata atëherë lind e drejta e prokurorisë për të ndryshuar masën e sigurisë.

Të dyja palët kanë qenë në të drejtën e tyre proceduriale që do të thotë edhe Sali Berisha ka pasur të drejtën e tij për t’u përfaqësuar me avokatët e zgjedhur prej tij, për të zgjedhur taktikën e tij prceduriale dhe gjyqësore dhe ka qenë e drejta e avokatëve për t’u tërhequr sa i përket motiveve që ata shpjegojnë, por nga ana e tjetër është e drejtë edhe e gjykatës, apo e prokurorisë kur rastet janë nën hetim që të parashikuar nga kodi i procedurës penale kur vlerësojnë që i pandehuri, apo i dyshuari në rastin konkret, nuk ka shkaqe ligjore për të shtyrë seancën apo për të penguar hetimin dhe gjykimin atëherë përcaktohet avokat kryesisht. Kjo nuk është praktika e parë, janë me qindra praktika ligjore që në rastet e hetimit, prokuroria dhe në rastet e gjykimit, gjykata caktojnë avokatë kryesisht.

Kush është strategjia që unë parashikoj? Berisha nuk do të shkojë as në prokurori, as në gjykatë. E parashikoj sepse në rolin e tij do të ndërtojë gjithë bllokun e shkeljeve proceduriale që në fund të procesit të mbledhi të gjithë argumentet dhe provat e shkeljeve proceduriale për të minuar të gjithë procesin dhe për ta nxjerrë nul procesin penal. Në momentin që do t’i komunikohet akuza Sali Berishës nga prokuroria, prokuroria nuk e merr dot forcërisht Sali Berishën në zyrat e saj për ta marrë në pyetje. Pse? Si dëshmitarë prokuroria ka të drejtë të marrë një subjekt me forcë për të dhënë dëshmi, ndërsa i pandehuri ka të drejtë të heshtë. Nëse i komunikohet akuza Sali Berishës mund të refuzojë deri në fund të japë shpjegime”, u shpreh Spahiu.

 

 

spahiu berisha gjykata

Lini një Përgjigje