TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 15:57

Ende mister dorëheqja e anëtares së Kushtetueses, gjykata shpall vakancën dhe njofton Kuvendin

Shkruar nga Pamfleti

Ende mister dorëheqja e anëtares së Kushtetueses, gjykata shpall

Vijon ende të vishet me mister dorëheqja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. Katër ditë më parë ajo dha dorëheqjen nga detyra, teksa sot kjo gjykatë shpalli përfundimin e mandatit.

Sot Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr. Duke e vlerësuar dorëheqjen e gjyqtares Toska nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetuese, kolegët e saj vendosën të deklarojnë mbarimin e mandatit të saj.

Në të njëjtin vendim, që hyn në fuqi menjëherë, Kushtetuesja vendosi të njoftojë Kuvendin e Republikës si organ emërtese si edhe Presidentin e Shqipërisë.

Elsa Toska u zgjodh si anëtare e Kushtetueses më 12 shkurt 2018 për një vakancë të shpallur nga Kuvendi, ndërsa betimin e bëri më 14 nëntor 2019.

Në dorëheqjen e saj ajo u shpreh se largohej për arsye personale, por ka zëra se fshihet diçka tjetër.

Lini një Përgjigje