TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 14:18

Krijimi i një shteti sovran bektashian, Shoqatat Islame paralajmërojnë protestë para Komunitetit Mysliman

Shkruar nga Pamfleti

Krijimi i një shteti sovran bektashian, Shoqatat Islame

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e disa shoqatave fetare dhe shoqërisë civile.

Një grup shoqatash islame si  Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Palestina e Lirë do të protestojnë këtë të martë në orën 17:00 para Komunitetit Mysliman nën sloganin “Jo në emrin tim”.

Në protestë fokusi do të jetë tek propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe do të dënohet edhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.

“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal” shkruhet në njoftim.

Lini një Përgjigje