TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2024, 07:44

Eksperti bën deklaratën e fortë: Do ketë arrestime të tjera, pavarësisht ngjyrës së flamurit

Shkruar nga Pamfleti
Eksperti bën deklaratën e fortë: Do ketë arrestime të
Fatjon Softa

“Do të ketë arrestime të reja, paravrësisht ngjyrës së flamurit”.

Kjo ka qenë deklarata e fortë nga eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Teksa foli për korrupsionin, Softa tha se sa herë që ka kontrolle në institucionet shtetërore janë gjetur shkelje dhe se korrupsioni në institucionet shtetërore është rritur.

“Fjalimi i Ramës ishte më i gjati dhe përballë të vetëve ishte se pranoi korrupsioni. Ajo që nuk u kuptua ishe se në cilat fusha ka korrupsion, në shëndetësi, arsim? Korrupsioni duket sikur është individ. Korrupsioni matet dhe kontrollohet e fillojnë përgjegjësitë. Deklarata e Dumanit që thotë kanë rënë me 40% ankesat për institucionet shtetërore. Fakti që prokurori thotë që ka rënë numri i referimeve, nga Rama u interpretua si rënie korrupsioni. Sa herë po kontrollohen po gjejnë dhe pritet të ketë arrestime të tjera, pavarësisht nga ngjyra e flamurit”, tha Softa.

 

fatjon softa

Lini një Përgjigje