TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2024, 22:22

“Nuk iu ndahet ushtrimeve fizike”, Argita tregon si e kalon kohën Berisha në “arrest shtëpie”!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk iu ndahet ushtrimeve fizike”, Argita tregon si e kalon

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, ka folur për dosjen Partizani, që ka lënë të dy në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

E ftuar këtë mbrëmjen në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”, Argita foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve dhe si Berisha kalon kohën në arrest shtëpie.

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.

Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi. I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

Si është dita e z. Berisha në këto 5 muaj?

Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike.

Lini një Përgjigje