Besojmë, se burgu do t’i ketë edhe dy vende, për këta dy ish-ministra që kanë bërë batërinë në fondet e pasuritë shtetërore sëbashku me Ilir Metën...
Më 21 shkurt 2025, ditën që Ilir Meta mbushi 4 muaj arrest e izolim në qeli, ish-ministrat e LSI-ës, Edmond Haxhinasto e Petrit Vasili si dhe deputetja Erisa Xhixho, shkuan te Burgu 313 në Tiranë, për të takuar, “ngushëlluar” e për t’u ç’mallur me shefin e tyre hajdut.
Ata qëndruan në oborrin e burgut, por për arësye që i di drejtësia, nuk u lejuan të takonin pronarin e partisë, të burgosur për korrupsion, fshehje të pasurive dhe lobime me para të paligjshme.
Në fakt, Ilir Meta duhej të ishte arrestuar që kur i shiti BKT-në mafies turke me 1 (një) USD; kur i dhuroi turqve koncesionin e 9 minierave të bakrit; kur i dhuroi Tomë Doshit “Profarmën” dhe Kombinatin e Qumështit në Tiranë, si dhe kur i doli video “Prifti”.
Por drejtësia e vjetër nuk e preku Ilir Metën dhe ai u bë ministër e zv/kryeminisër nga Sali Berisha, Kryetar Kuvendi e President nga Edi Rama, ndërsa drejtësia e re e ka futur në qeli.
Atje shkuan për ta takuar, ish-ministrat Edmond Haxhinasto e Petrit Vasili dhe deputetja Erisa Xhixho me statusin “vizitor”, kur referuar aferave të tyre korruptive gjatë pushtetit të LSI me PD e PS, këta duhet të izolohen atje ku është izoluar Ilir Meta.
Ja p.sh., Edmond Haxhionasto u thirr nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda si ish-ministër i Transport-Infrastrukturës në pushtetin PS-LSI, kur u arrestua Drejtori i Rrugëve Dashamir Xhika, por nuk u prek, ndërsa SPAK e thirri më 12 nëntor 2024, për aferat me rrugët, transportet, kualidimet, aeroportet, portet detare e hekurudhën.
Dosjen e Haxhinastos e shtoi me fakte të reja Dashamir Xhika, gjatë ri-marrjes në pyetje nga SPAK më 21 shkurt, ditën që Haxhinasto shkoi te Burgu 313 për të takuar shefin Ilir Meta.
Por SPAK ka prova të shumta, që faktojnë se Edmond Haxhinasto, gjatë kohës Ministër i Ekonomi-Energji-Tregtisë në pushtetin PD-LSI dhe ish-Ministër i Transport-Infrastrukturës në pushtetin PS-LSI, ka qenë “fabrikë” miliardash për familjen Meta-Kryemadhi, sidomos me 100 milionë Euro në rrugën Tiranë-Elbasan.
Dhe për Petrit Vasilin, SPAK dosjen e vjedhjes 33 milionë Euro me tenderë fiktivë dhe 16 milionë Euro me vaksina, duke mashtruar për 4 epidemi gripi kur ishte ministër Shëndetësie në pushtetin PD-LSI.
Petrit Vasili është në hetim dhe për kohën kur ishte ministër Drejtësie, mbasi ka abuzuar me 5 tenderë në vlerë 6.7 milionë Euro për regjistrat elektronik noterial e përmbarues; për sistemin e kamerave në burgjet Lezhë e Fushë-Krujë dhe tenderin e byzylykëve elektronikë, të cilët janë bërë fiktivisht me letra false, por Vasili është lënë në heshtje.
Më 21 korrik 2023, Petrit Vasili u thirr si person në hetim nga SPAK, për përfshirje bashkë me Ilir Metën, në aferën 700 mijë USD për lobim në SHBA dhe nuk e deklaruan si pagesë; prova që konfimoi në SPAK, Endrit Braimllari, të cilin Ilir Meta dhe Petrit Vasili e quajtën “spiun”.
Në grupin hajdutëve të LSI është dhe deputetja Erisa Xhixho, “dora e zezë” që gjatë 8 viteve pushtet të LSI me PD e PS dhe më pas, ka pasur rolin e “lavatriçes” së miliardave të Ilir Metës e babait të saj Drejtor i AKEP, Pirro Xhixho, që është vënë në masë “Arrest shtëpie”.
SPAK e BKH kanë hetuar pasuritë e shumta dhe bizneset maska të Edmond Haxhinatos, Petrit Vasilit e Erisa Xhixhos, të vëna me afera korrupsioni e vjedhje gjatë pushtetit, por nuk po i çon, atje ku ka çuar shefin Ilir Meta./Pamfleti
Lini një Përgjigje