
Provat dhe raportimet nga agjencitë partnere, se me çarterin e Bablokut kanë udhëtuar edhe oligarkët rreth tij, janë në tavolinën e SPAK-ut dhe po hetohen nga BKH...
Pas informacionit se SPAK ka futur në proces hetimi kompaninë “Air Albania”, kryeministri Edi Rama ka nisur lëvizjet e përshpejtura me ortakun turk dhe sekserin e tij Sinan Idrizi, për ta shkrirë këtë kompani sikur nuk ka ekzistuar.
Kjo u krijua në muajin shtator 2018, me 49% aksione kompania “Turk Hava Ortakligi” e drejtuar nga Sinan Dilek, 41% aksione kompania "MDN Investiment” në pronësi të mashtruesit Sinan Idrizi nga Vlora, dhe 10% qeveria shqiptare e përfaqësuar nga “Albcontrol”.
Ka prova, që vërtetojnë se Babloku në bashkëpunim me ortakun turk e Sinan Idrizin, duke përdorur Tatimet, Shërbimin Qeveritar e “Albcontrol”, gjatë 6 viteve aktivitet “Air Albania”, kanë realizuar skemë mashtrimi miliona Euro, që sipas Kodit Penal quhet “krim financiar”.
Ka nisur prej Edi Ramës, për krijimin e kësaj kompanie që ai të kishte në dsipozicion çarter në përdorim personal, por të regjistruar si avion qeveritar e të paguar nga buxheti i shtetit.
Provë është Kontrata Nr. 463/1, datë 30 janar 2020, lidhur mes Këshillit të Ministrave të përfaqësuar nga Drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri dhe kompanisë “Air Albania Sh.A”, të përfaqësuar nga drejtori turk Sinan Dilek.
Në kontratë, deklarohet se qeveria shqitare ka marrë në përdorim me qira, 1 avion “Çarter Air-Craft AirBus A319” me afat 1 vit, vetëm për fluturime të kryeministrit Edi Rama e kabinetit qeveritar, gjatë vitit 2020 që Shqipëria kryesoi OSBE dhe për vizita promovuese të turizmit.
Provë tjetër është fakti, që megjithëse kontrata u nënshkrua në janar 2020, Edi Rama e mori dhe e përdori avionin që në muajin tetor 2018, kur nisi aktivitetin kompania e vazhdon ta përdorë.
Në kontratë, nuk përcaktohet vlera e qirasë, por dihet që kostoja për 1 orë fluturim me këtë çarter është 15 mijë euro, të cilat janë paguar nga buxheti i shtetit, pa deklaruar sa udhëtime ka bërë gjatë 6 viteve dhe sa është fitimi i qeverisë si ortake me 10% dhe a ka marrë pjesë fitimi.
Kompania e çarterit të Bablokut, ka deklaruar bilanc vetëm për peridhën tetor- dhjetor 2018 me 125 Euro humbje; ndërsa për vitet 2019-2024 nuk ka deklaruar bilance në tatime, megjithëse ka kryer e kryen rregullisht aktivitet transporti pasagjerësh e mallrash.
Në datën 30 tetor 2023, Këshilli i Ministrave i ka bërë kompanisë “Air Albania”, 2 pagesa me vlerë totale 2100 Euro për udhëtimet e Bablokut me çarter, të pasqyruara si “pagesë biletash avioni”, por për këtë vlerë, i ka dhënë 753 mijë Euro rimbursim të taksës 20% TVSH.
Provë tjetër mashtrimi është kjo: Më 1 shtator 2022, QKB pezulloi aktivitetin e kompanisë “Air Albania” pas presionit të “Euro-Control”, ngaqë prej muajit tetor 2018, çarteri i Bablokut, Sinan Idrizi dhe turqit, ushtronin aktivitet pa deklaruar cilët ishin pronarët dhe sa pjesë aksione kishin.
Ndërsa pas 6 ditësh, qeveria deklaroi se ka 10% aksione; turqit 49% aksione, ndërsa Sinan Idrizi 41% aksione, por prej 6 vitesh nuk deklarojnë shpenzimet e çarterit të Bablokut e bilancet.
Këto prova dhe raportime nga agjencitë partnere, se me çarterin e Bablokut kanë udhëtuar edhe oligarkët rreth tij, janë në tavolinën e SPAK-ut dhe po hetohen nga BKH.
Frika nga SPAK e ka detyruar të nxitojë për të shkrirë kompaninë e çarterit, duke inskenuar tërheqjen e ortakëve turq e të Sinan Idrizit që kanë 90% të aksioneve dhe flotën e avionëve.
Ndërsa dosje bilancesh nuk ka, dhe do mbyllet duke zhdukur gjurmët e krimit ekonomiko-financiar, sikur kjo kompani nuk ka ekzistuar./Pamfleti
Lini një Përgjigje