
Inxhinieri Arben Mece, miku i Azem Hajdarit ka rrëfyer takimin e fundit me të një ditë para se të vritej. Ai u shpreh se Hajdari kishte informacione se do të vritej.
Në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report Tv, ai rrëfeu se në takimin që kishte pasur me të një natë para vrasjes, Meçe thotë se fjalët e fundit që i ka thënë Hajdarit kanë qenë: “O ti o Pjetër Arbnori do të vriteni”.
Ndërkohë kujton ai, Hajdari i ka thënë se kishte dijeni që po organizoheshin për ta vrarë, e madje po mbrohej, ndonëse lëvizte i vetëm. Në dijeni për organizimin e vrasjes, Mece thotë se ishte edhe Pjetër Arbnori për të cilin thotë se nuk dilte nga shtëpia.
“Një ditë para vrasjes kam takuar Azem Hajdarin në spitalin e Tiranës. Ishte takim i rastësishëm sepse kishte kohë që kisha shkëputur nga PD. I thashë a di që o ti o Pjetër Arbnori do viteni. A i ke marrë masat? Ai lëvizte i vetëm. Hajdari lëvizte i vetëm. Pse e nisa me këtë citim sepse secili është i vërtetë përpara zotit. Më tha që kam dijeni dhe se po mbrohej. Kjo është e vërtetë absolute. Unë e di dhe si është bërë organizimi. Hajdari një ditë para vrasjes e dinte mjaft mirë se po bëhej një organizim për këtë punë.
Ju nuk e dini si u bë skema. Nuk dilte policia. Ky ishte shteti atëherë. Beteja që është bërë është bërë një konflikt spontan që u bë gjakderdhje. Ardhja e Haklajt në Tiranë nuk kishte ardhur për të. Vëllavrasja e Tropojës falë një vrasje në fisin Haklaj mori 100 e ca trima të Tropojës.
Dihej që do ekzekutohej një figurë politike? Ajo për të cilën u përgatit gjithë skena ndodhi. Atë ditë unë kisha mvledhjen e komisionit nismëtar të reformimit të PD. Nuk ishte Mazreku vrasësi. Ai e mbylli çështjen dhe vajti në Kukës. Shërbimet funksionojnë me goditje psikologjike.
Kur ndodhi grushti i shteit këtu nja katër ditë policia nuk dilte. Mazreku bëri shkrehjen por duhet ntë shifje dinamikën kush e futi në këtë lojë. Duke qenë se Azemi duhej të asgjësohej për shumë arsye. Ky moment këtu në psikologjinë malësore është ofendim. Kjo psikologji filloi të goditej nga të gjitha krahët kur vajti në kukës Mazreku. Ai u nxit dhe kreu aktin.
Shifni kush qëllon. Çfarë mekanizmi e ka nxitur këtë. Azemi ska pasur konflikt me Haklajt. Ata erdhën vpër kasetën qëe zbërthente mekanizmin e vrasjeve në Tropojë. Ky regjistrim public është thelbi it ë gjithë vrasjeve në Tropojë. Aq u hap loja. Ata nuk kanë ardhur për këtë punë në dijeninë time. Nëse hapni tezat e hetimit vetëm hetim nuk ka pasur për atë ngjarje. Të gjithë aktorët që janë dënuar, pjesa tjetër grupet e strukturuar janë lorganizime për të prodhuar grup. Si na goditjen e Mazrekut dhe në vrasjen e Azemit nuk u lejua hetimi. Po e bënte politika këtë gjë”, tha Meçe.
Lini një Përgjigje