Jashar Maja i cili pak kohë më parë u dhunua me shkopa bejsbolli nga fisi Rraja deklaroi se ai dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, ai u shpreh se janë dhunuar moralisht dhe fizikisht dhe se sot nuk kanë mbrojtje nga askush, as nga shteti.
“Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot, kishte mundësi të ishim viktima. Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot, kishte mundësi të ishim viktima”, u shpreh Maja.
Lini një Përgjigje