Nga sloganet politike te memet virale, protesta e ditës së 10-të u shndërrua në një tribunë satirike ku qytetarët përdorën humorin, ironinë dhe kreativitetin për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë Rama dhe klasës politike.
Edhe ditën e sotme protestuesit kanë dalë para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 10-të të revoltës kundër qeverisë Rama.
Krahas thirrjeve politike, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën pankartat kreative dhe mesazhet satirike, të cilat u kthyen në një nga elementët më të spikatur të tubimit. Nga ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe investimit të planifikuar në Zvërnec, deri te sloganet në shqip dhe anglisht, protestuesit përdorën humorin, memet dhe referencat e kulturës pop për të përcjellë mesazhet e tyre.
Pankarta si “EDI, CTRL + Z se na u bë sistemi error”, “Too much bullshit for one sign” dhe “Ivanka Colombo, you didn't find it baby, it belongs to Albanians”, “E besuam si idealist, na doli iluzionist”, si edhe pankarta ironizuese me shprehjen e avokatit Spartak Ngjela: “O Ramë, a e kemi zërin erotik apo jo?”, ishin ndër më të komentuara në tubimin e sotëm.




















Ky lloj brumi mother fuckers po shkaterron gjithe boten. Keta duhen hedhur ne gryka vullkanesh.