E-Albania, portali qeveritar që ofron shërbime për qytetarët, do të jetë jashtë funksionit për të paktën 4 ditë. Kjo bëhet e ditur nga një njoftim zyrtar, sipas të cilit nga 15 maji deri në 18 maj, e-Albania do jetë jashtë funksionit, pasi do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:
15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje