
Dashamir Shehi tha se opozita duhet të mbajë rreth vetes njerëz të ndershëm dhe të zotë.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që të prishet marrëveshja e 2009 mes Ramës dhe Berishës që mban në këmbë këtë sistem.
Shehi tha gjithashtu se opozita ka 10 vjet që humb vota rrugës për shkak të këtij ligji dhe nuk do ta ndryshojë.
“Opozita duhet të japë një shembull që të mbajë ata më të ndershmit, më të zotët dhe jo ata mbas kryetarit se nuk vjen njeri nga mbrapa atje poshtë. Sepse edhe ky është difekt opozitar. Gjithnjë është kjo fjala bashkim, do bashkohemi rreth teje? Jo do të bashkohemi për idetë.
Ta rrëzojmë marrëveshjen e pistë 2009 Rama e Berisha. Po si vjen mirë Berishës nuk bashkohet për këtë punë se ai e ka bërë. Më shumë ai e ka bërë se ishte kryeministër. Nga ky sistem vjen dhe forma politike. Po të ishte një ligj tjetër do të kishim një situatë tjetër. Opozita ka 10 vjet që humb vota rrugës për shkak të këtij ligji dhe nuk do ta ndryshojë. Ditën që ndryshohet ky ligj bie absolutizmi i liderit të partisë”, tha Shehi për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje