TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 07:13

“Drejtuan armët”, flet dëshmitari okular i arrestimit të Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti
“Drejtuan armët”, flet dëshmitari okular i arrestimit
Arrestimi i Metës

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peci, ka rrëfyer disa detaje të aksionit që prangosi Ilir Metën.

Ai theksoi se Meta u arrestua nga kriminelë dhe jo policë, ndërsa pretendoi se iu është drejtuar arma.

“Është e vërtetë ajo që ka thënë Blushi, ne po arrijmë të identifikojmë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në aksion, një pjesë e tyre janë me rekorde kriminale dhe ne po përgatisim një dosje që do e dorëzojmë, do bëjmë denoncimin tonë.

Ato nuk janë pjesë e BKH dhe as e Operacionales, ato janë amatorë po ta shikosh. Si mund të vijë një polic aty dhe të drejtojë armën drejt ish-presidentit, Ilir Meta. Pse duhet të vinin me maska dhe të armatosur? Fare, nuk kemi bërë rezistencë”, tha ai për emsionin “Quo Vadis” .

Nga ana tjetër, ai tregoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me kreun e Partisë së Lirisë që nga arrestimi i tij.

“Nuk kam pasur kontakt sepse nuk lejohet. Pa plotësuar orarin, 72 orë, vetëm avokati lejohet.

Sot ishte ditë shumë e ngarkuar, vazhdojmë të jemi ende në zyrë.I çova disa ushqime, sende personale, ujë, gjëra, derisa doli edhe në media, ishin edhe mediat prezente e panë se çfarë i çova”, shtoi ai.

meta arrestimi

Lini një Përgjigje