TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 22:18

"Meta po tenton të shkatërrojë provat e aferës CEZ-DIA", Kara: Janë shantazhuar dëshmitarët

Shkruar nga Pamfleti

"Meta po tenton të shkatërrojë provat e aferës

Juristi Romeo Kara ka komentuar hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës për aferën “CEZ-DIA”. Ai ka deklaruar se ka tentativa nga Meta dhe enturazhi i tij për të shantazhuar dëshmitarët.

Juristi u shpreh se Meta po tenton të shkatërrojë provat, por këto tentativa nuk do t’i ecin.

“Me aq sa dëgjoj, kam parë lëvizje deklarate që nuk i kanë dhënë deri dje që mund të ketë pasur tentativa që të preket kallëzimi që të konsiderohet kallëzim i rremë. Të preken provat kryesore edhe me dëshmi, shantazhe nuk e di. Po filloj ta krijoj këtë bindje. I kam disa sinjale. E kanë dhënë dy ditë. Tentativat që luajnë nga Amerika në Tiranë mund të mos ecin. Provat, lidhja shkak pasojë e kësaj pjese tregojnë se janë pakundërshtueshme. Do shkojnë në gjykatë”, tha Kara për “Report Tv”.

 

Lini një Përgjigje