TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 21:45

“Meta do arratisej në Hungari si Gruevski”, Arjan Curri zbulon telefonatën nga Kosova që alarmoi policinë

Shkruar nga Pamfleti

“Meta do arratisej në Hungari si Gruevski”, Arjan Curri zbulon

Analisti Arjan Curri tha se polica kishte informacione që Meta mund të arratisej drejt Hungarisë.

Ai tregoi se nga informacionet e policisë që duhen marrë me rezerva, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë fundjavën e shkuar, Meta ka bërë një telefonatë me Hungarinë që është përgjuar dhe që pretendohet të ketë qenë një tentativë arratisjeje në këtë vend siç bëri ish-kryeministri i RMV, Gruevski.

Nga ana tjetër, ne shohim që edhe në momentin e arrestimit, edhe pse është i padenjë për një ish-president, nuk jam dakord me atë, gjithësesi shohim që Meta reziston. Në psikikën e tija i nuk e kishte pranuar se do arrestohej. Edhe pse thoshte që nuk trembem. Edhe pse ne kemi paralajmëruar dhe unë e kam thënë disa herë se ai do arrestohet dhe doli Gjokutaj dhe më tha mos e thuaj më se nuk na ndihmon. Të mbledhur të gjitha këto unë arrij në konkluzionin se Meta hapi shumë fronte lufte njëkohësisht dhe kjo që i ndodhi është rezultati. Kam që në qershor ju them emrin masa se do ju arrestojnë. Ju kam bërë thirrje dhe të arratisen. Madje informacioni i fundit nga policia, Meta kishte menduar dhe një arratisje. Ka qenë nga e premtja në Kosovë, por edhe këto janë me rezerva. Sipas polcisë, ka pasur një telefonatë nga Kosova me Hungrinë, e cila është përgjuar, kishte dyshime për arratisje drejt Hungarisë. Duke imituar Gruevskin. Por sipas të burimeve nuk ka marrë garanci nga autoritetet hungareze. Ju e dini vizitën e fundit të Ramës në Hungari”, tha ai në emisionin Now në Euronews Albania.

 

Lini një Përgjigje