
Juristi Romeo Kara ka folur lidhur në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Kara i cili është kallëzuesi në SPAK i aferës CEZ/DIA, përgëzon policinë për aksionin dhe kapjen e Metës. Ai tha për “Report Tv” se ka pasur një vendim gjykatë ndërsa Meta është treguar agresiv ndaj punonjësve të policisë.
Analisti thekson se kreu i PL ka kërcënuar dhe ofenduar policinë, duke vërtetuar sipas tij se është një person bipolar.
“Janë fokusuar këtu për të mos u marrë me akuzat. Ne jemi këtu dhe me dhjetëra raste kemi kur arrestimet janë bërë më të dhunshme kur njerëzit kanë tentuar të godasin. Personi duhet të kishte respektuar cilësitë e veta, si ish president. Është një vendim gjykate, organi që ka lëshuar urdhrin. Ka pasur një fragment tjetër që nuk është dhënë. Zotëria ka treguar se është agresiv, për mua është dhe bipolar. Ka provokuar situatën atje. Duke bërë presion mbi policinë dhe rendin. Kërcënime dhe ofendime për shkak të detyrës. Në mënyrën si ka zbatuar policia meriton një bravo të madhe. Duhet të ketë hetim për ta shuar dhe nëse ka shkelje të gjithë të mbajnë përgjegjësitë”, tha Kara.
Lini një Përgjigje