Janë afro 200 punonjës, të cilëve u është shpërndarë një dokument, në të cilin u kërkohet që të ndërpresin në mënyrë të njëanshme emisionet...
Nuk kanë fund bëmat e Eni Vasilit.
'Drejtorevica' e re e Radio Televizionit Shqiptar, duket se po ecën në gjurmët e paraardhësit të saj Alfred Peza, i cili në fund u fundos për shkak të bëmave të tij.
Edhe Eni duket se ka marrë “shpatën” e reformimit të RTSH, duke u treguar derën qindra punonjësve. Pasi la pa paga shumë prej tyre, mësohet se ajo ka nisur një fushatë presioni, shantazhi dhe kërcënimi ndaj autorëve dhe moderatorëve të emisioneve, duke u kërkuar që të ndërpresin kontratën me RTSH dhe të mbyllin emisionet.
Janë afro 200 punonjës, të cilëve u është shpërndarë një dokument, në të cilin u kërkohet që të ndërpresin në mënyrë të njëanshme emisionet. Për të qenë më të saktë: në RTSH ka shumë emisione që realizohen në periudha të caktuara, një pjesë edhe nga gazetarë të jashtëm. Një pjesë janë në formën e projekteve dhe lidhet marrëveshje me RTSH.
Duke e ditur se prishja e njëanshme e marrëveshjes nga ana e RTSH do të sillte humbje në gjykatë, Vasili tani po përdor metodën e shantazhit dhe presioneve. Ajo po u kërkon të gjithëve që të firmosin dokumentin dhe të ndërpresin transmetimin e emisioneve.
Aktualisht, disa emisione janë mbyllur dhe RTSH është kthyer në një televizion mizerabël, ku transmetohen vetëm emisione arkivë. Ndërkohë, ka edhe nga ata që po rezistojnë dhe Vasili po i kërcënon me bllokim pagash.
Gojët e liga thonë se Eni po përgatit terrenin për të katapultuar me emisione në RTSH miqtë dhe të besuarit e saj. Jo më kot ajo la emisionin në një televizion privat ku paguhej mijëra euro dhe shkoi te RTSH me një rrogë modeste krahasuar me të parën. Padyshim, do të fitohet edhe në aspekte të tjera.
Por kjo reprezalje po hedh në rrugë qindra punonjës. Në një emision punojnë shumë njerëz dhe të gjithë do të dalin të papunë.
Padyshim, të gjithë e dinë se në RTSH janë emëruar shumë njerëz pa meritë, por duhet të hiqen ata që janë emëruar në shkelje të ligjit dhe që nuk bëjnë punën. Nuk mund të mbyllësh dhjetëra emisione në bllok sepse “kështu ta jep mendja”.
Duket sikur Eni po çon përpara projektin e nisur nga Alfred Peza, i cili hoqi profesionistët dhe futi vajza të reja pa asnjë lloj përvoje. /Pamfleti
Lini një Përgjigje