TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 12:01

Drejtësia i thotë 'JO' Ramës/ Pas 'Kushtetueses' dhe SPAK, edhe ILD refuzon të marrë pjesë në komisionin Xhafaj

Shkruar nga Pamfleti

Drejtësia i thotë 'JO' Ramës/ Pas

Drejtësia i ka thënë "JO" kapjes nga Rama teksa nuk ka pranuar të marrë pjesë në Komisionin Xhafaj.

Pas Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK të cilat deklaruan se nuk do të marrin pjesë në komisionin antikorrupsion që njihet si komisioni “Xhafaj”, tashmë edhe ILD i ka thënë jo kapjes së drejtësisë nga qeveria.

Mësohet se ILD ka refuzuar pjesëmarrjen në komision duke i kthyer një përgjigje negative kuvendit.

Edhe Prokuria e Përgjithshme pritet të ketë të njëjtin qëndrim, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ky institucion.

Ishte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, që deklaroi dje se nuk mund të marrin pjesë në Komision. 

Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Ndërkohë, ditën e sotme, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se nuk do të marrin pjesë në komisionin Xhafaj. Në nj) përgjigje për mediat, SPAK shprehet se nuk e konsideron të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerëson se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore.

 

ild komisioni xhafaj rama kushtetuese spak

Lini një Përgjigje