TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 10:02

Dosja e 21 janarit/ Gazetari Artan Hoxha shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e 21 janarit/ Gazetari Artan Hoxha shkon në SPAK

Gazetari Artan Hoxha është thirrur në SPAK për dosjen e 21 janarit.

Hoxha pritet të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të  hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Dosja e 21 janarit/ Gazetari Artan Hoxha shkon në SPAK

Lini një Përgjigje