
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në podkastin ”Të Pashoq”, ka zbuluar detaje të reja mbi ecurinë e SPAK, me dosjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Karamuço deklaroi se rasti i çështjes së Berishës me rastin Partizani është prova e madhe e SPAK dhe gjithçka do të konkludojë në përballjen në gjykatë. Ndërsa sa i takon rastit të Metës, eksperti tha se po bëhen hetime dhe verifikime të pasurisë dhe burimit të të ardhurave.
Sa i takon një urdhër arresti ndaj Metës, Karamuço theksoi se SPAK po pret të kopsisë dosjen dhe të konkludojë më pas me një masë sigurie për kreun e PL-së.
Pjesë nga biseda në studio:
Në optikën e juristi si do të shkojë fati i raporti me drejtësinë të Berishës dhe Metës që përflitet?
Karamuço: Janë të gjitha në një fazë hetimore. Berisha ka kaluar në hetim gjyqësor, Meta është ende nën hetim paraprak më shumë verifikime pasurie dhe burime të të ardhurave. Nuk di si do të vijojë kjo. SPAK është shumë hermetik në lidhje me çfarë po heton, çfarë ka siguruar si provë sepse i përkasin sekretit hetimor. Le të shikojmë në vijimësi. Është pritur me kohë masa konkrete. Edhe më para është pritur dhe mediat e thanë se po ndodh, nuk ka ndodhur. Si duket, ata po shtyjnë në kohë për arsye të për ligjëruar masa konkrete. Mbase nuk ka dhe mase, por ka një rrugë të mirë për të dalë në konkulzione.
A ka një limit për arrestin shtëpiak të Berishës?
Karamuço: Unë nuk e kam ndjekur dhe se kam përllogaritur dot, por ditë që shpejtësia që SPAK të komunikonte akuzën dhe ta çonte në gjykatë janë bërë për shkak të afateve. Të shikojmë, se prova e zjarrit e SPAK është shqyrtimi në themel i çështjes së Berishës në gjykatë.
Lini një Përgjigje