TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 22:04

A do të largohet Altin Dumani në SHBA pasi të mbyllë mandatin? Ervin Karamuço zbulon prapaskenat

Shkruar nga Pamfleti

A do të largohet Altin Dumani në SHBA pasi të mbyllë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbi sigurinë e prokurorëve të SPAK dhe sidomos kreut Altin Dumani. Ka shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e tyre duke qenë se kanë mandat të kufizuar në SPAK.

Madje ka zëra që thonë se Dumani do të largohet në SHBA për shkak të kërcënimeve që i kanosen. Por Karamuço tha në “Të Pashoq” se nuk e beson një gjë të tillë.

Mbrojtja është me ligj. Pasi të mbarojë mandatin kthehet në Apel. Kanë kërkuar mbrojtje më të madhe se prokurorët e tjerë. A do zhvendoset në SHBA? Ai do mbetet prokuror si gjithë prokurorët e tjerë. Pastaj e vendosin vetë ata nëse duan të largohen. Nëse janë të kërcënuar ka një njësi që i mbron. Nuk mendoj. Garancitë janë dhe i kemi në ligj. Mbaj mend që kur ka bërë BKH një trajnim në SHBA dhe aty hetuesit e rinj kërkuan ndonjë vizë apo green card. Ju thanë ju punoni për vendin tuaj dhe jo për SHBA, duhet të përballeni aty dhe të qëndroni aty”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje