
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në podkastin ”Të Pashoq”, ka paralajmëruar arrestime të reja nga SPAK. Karamuço tha se këtë vjeshtë dhe fillim dimri mund të kemi disa urdhër arreste të reja.
Ai shtoi se në SPAK ka disa dosje të cilat po ecin mirë, në të cilat janë të përfshirë politikanë dhe pjesëtarë të administratës, por theksoi se Prokuroria e Posaçme lëviz me hapa të ngadaltë dhe të sigurtë.
Pjesë nga biseda në studio:
Në fakt ju kamë dëgjua personalisht në studioi televizivë për dosjet e bujshme dhe emra të bujshëm që do të mund të arrestohen që nga radhët e politikë e deri te drejtësisë ka të tilla informacione
Karamuço: Informacionet vijnë, Ka patjetër. Sepse ne dimë informacionet bazike, deri diku me ato që rrjedhin sidomos për rastin e toyotta yaris që është kërkuar të mbahet sekret. Por ne fusim në punë logjikën, çfarë ka ndodhur se çfarë elementesh përfshinë.
Por ka edhe dosje të tjera që kanë vijuar dhje po ecin dhe po ecin në hetim. Shikoni sky është një informacion dhuratë që ka ardhur për sistemin tonë të drejtësisë. Problemi është të dali e vërteta përmes kombinacioneve dhe të dhënave në terren. Jo çdo që lexohet është e vërtetë. Por nëse ecin gjërat dhe vërtetohet se ka priva të mjaftueshme atëherë kjo dot të pastrojë një pjesë të madhe të botës kriminale që janë përfshirë por gjithashtu edhe të politikës dhe administratës.
-Do të kemi një realitet të ri derti në zgjedhjet e 2025 referuar kësaj për të cilën po flasim po paralajmërojmë
Karamuço: Mendoj se do të ketë masa të tjera, mendoj unë sipas hapave dhe një intervali kohpor që ata kanë ndjekur për masa konkrete sepse ecin shumë ngadalë dhe ne kemi krijuar idenë si e kanë krijuar tempin e gjërave. Ata veprojnë në 3-4 muaj. Do të kemi në vjeshtë dhe fillim dimri masat e sigurisë të rasteve të tjera. Do ti shohim nëse do të realizohen.
Lini një Përgjigje