TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2024, 21:27

Protestat japin rezultat, aksi “Thumanë-Kashar” hapet për banorët e Fushë Krujës dhe Thumanës!

Shkruar nga Pamfleti

Protestat japin rezultat, aksi “Thumanë-Kashar” hapet për

Pas protestave të shumta, banorët e Thumanës dhe Fushë Krujës kanë më në fund akses me rrugë hyrje-dalje në autostradën Thumanë – Kashar. Mbi 2 muaj protesta nga ana e banorëve dhanë rezultat më në fund. Sot automjetet kanë hyrë dhe dalë në autostradë.

Sabah Sheta, i cili shprehet se aksesi në rrugën Thumanë – Kashar është bërë realitet. Në një postim në facebook, Sheta shprehet se nga sot mijëra biznese të zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në autostradën Thumanë-Kashar.shprehet se nga sot mijëra biznese dhe 85 mijë banorët e kësaj zone kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar.

Postimi i plotë i Sabah Sheta:

Konfirmohet fitorja e krutanëve. Sot u hap rruga, qytetarët kanë akses në rrugën Thumanë – Kashar

Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. Bashkëqytetarët e mi nga Kruja, Fushë -Kruja, Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana fituan përballë arrogancës qeveritare, kërkesa e tyre e drejtë triumfoi.

Nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona.

Falenderimi dhe mirënjohja për ata që qëndruan, nuk u shitën as u blenë, që vunë Krujën të parën, para interesave të vogla meskine, që lanë çdo gjë dhe na u bashkuan në protestë është pak. Ne mundëm të gjunjëzojmë një pushtet sepse ishim në të drejtën tonë legjitime dhe morale, por e bëmë këtë gjë të gjithë së bashku.

Është ky shembulli më i mirë se si fitohet një kauzë e drejtë, se si asnjë pushtet, asnjë regjim nuk mund t’i ndalojë qytetarët për të kërkuar atë që iu takon.

Duke iu falenderuar edhe njëherë apeli im është që të kemi Krujën të Parën!

Lini një Përgjigje