
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar se Ervin Salianji nuk do të vuajë një vit të plotë në qeli. Ai ishte i ftuar sot në “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube, ku deklaroi se ka besim se Gjykata e Lartë se do e ndryshojë vendimin. Por sipas tij problem janë vonesat me zbardhjen e vendimeve.
“Ky rast ka marrë vendim të formës së prerë dhe duhet të shohim të zbardhur vendim. Nëse unë shoh të zbardhur, krijoj idenë se çfarë ka ceduar nga mbledhja e provave dhe mbi të cilat do të vihet në vend e drejta e shkelur në gjykatat më të larta. Jemi para faktit që kemi një vendim të formës së prerë. Gjykata e Apelit kanë një problem se japin ekstrakt dhe vonojnë zbardhjen e vendimit. Avokatët i kanë të lidhura duart. Unë e kam ndjekur në mënyrë mediatike, jo të kem parë aktet konkrete.
Mendoj se Gjykata e Lartë do jetë më e butë. Nuk besoj se do bëjë 1 vit burg. Ka mundësi dhe ta rikthejë në Apel. Janë disa versione të hapura. Nëse gjykon mund të pezullohet vuajtja e dënimit”, tha ai.
Lini një Përgjigje