TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2024, 07:27

Shqipëria në planet e Iranit? Eksperti Softa: Izraeli hakmarrje të fortë!

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria në planet e Iranit? Eksperti Softa: Izraeli hakmarrje
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa shprehet se Irani ka përdorur raketa balistike të prodhuara në vitin 2023, në sulmet ndaj Izraelit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit, Softa tha se Izraeli do të ketë reagim të fortë, pas sulmeve me raketa iraniane.

Irani ka kohë që po rrit kapacitetin e tij ushtarak, të raketave me rreze të mesme dhe të gjata veprimi. Goditja e Izraelit është bërë me disa raketa, të prodhuara në 2023. Këto lloj raketash hipersonike, kanë rreze veprimi 1400-1500 kilometra. Të gjithë këto raketa, pjesa më e madhe e tyre u shkatërruan.

Irani ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e sanksioneve të forta, për shkak të zhvillimit të pasurimit të uraniumit. Ka prodhuar armë dhe ka furnizuar Rusinë, armët iraniane janë përdorur edhe në konfliktin në Ukrainë. Armët që disponon, nuk shkojnë te armët atomike, ka një informacion të jashtëzakonshëm, nga SHBA, paralajmëruan sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Shqipëria, nuk besoj se do jetë në planet e Iranit. Pritet të ketë reagim të fortë të Izraelit ndaj Iranit. Do të ketë goditje të përcaktuara.”-u shpreh eksperti.

Lini një Përgjigje