TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 22:15

Dosja e ish-kompleksit 'Partizani', Kikia: Prokuroria po nxiton për të ekzekutuar vendime kur personat janë ende nën hetim

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e ish-kompleksit 'Partizani', Kikia: Prokuroria po nxiton

Gazetari Mentor Kikia ka folur lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i Sali Berishës, Malltezi është në burg ndërsa për ish-kryeministrin seanca do të zhvillohet nesër.

Kikia u shpreh se ajo që bie në sy është një lloj nxitimi për të ekzekutuar vendime në kushtet kur personat nuk konsiderohen ende të pandehur por janë persona nën hetim.

"Është vështirë të nxjerrësh një konkluzion. Nëse kemi të bëjmë me një dosje të kopsitur apo është një ndërmarrje politike e organizuar nga prokuroria. Nga çfarë thuhet në dosje ato janë deduksione të cilat parimisht mund ti besosh që kryeministri ka orientuar vendime të caktuara qeverie, lëvizje të caktuara institucionale për të përshpejtuar një proces.

Padyshim që biem dakord që edhe dhëndri i kryeministrit apo edhe vetë kryeministri kushdo qoftë, nëse ka një pronë dhe nëse ka një lidh që e njeh rikthimin e kësaj prone do duhet ta marrë dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

Por nëse rikthimi i kësaj prone është favorizuar me dekrete, vendime apo edhe ligje të posaçme për ta përshpejtuar pikërisht tjetërsimin e kësaj prone dhe më pas rikthimin, padyshim që këtu kemi të bëjmë me shpërdorim të detyrës. Ajo që qartazi bie në sy është një lloj nxitimi për të ekzekutuar vendime në kushtet kur personat nuk konsiderohen ende të pandehur por janë persona nën hetim", tha Kikia për “Ora News”.

mentor kikia ish-kompleksi partizani

Lini një Përgjigje