
Gazetari Sokol Bregu deklaroi se Sali Berisha do duhet të përballet në gjykatë në këtë moment, pasi nëse nuk e bën ai, nuk ka për ta bërë dot njeri tjetër.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se gjyqtarja e çështjes së Berishës është ajo që futi në burg ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
“Njeriu që e futi në burg ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kur në jetën e tij nuk e kishte parë ndonjë hetim në lidhje me korrupsionin. Sot, po i njëjti prokuror i cili është në SPAK ka një ndër dosjet më të rëndësishme, pas zotit Berisha, që mund të ketë ky SPAK.
Është një dosje që ka të bëjë po prapë me hetimin të një opozitari. Nuk mundem duke qenë se është, një gjykatëse, por në qoftë se zoti Berisha nuk shkon të përballet në gjyq në këtë moment me zonjën, me sistemin, me funksionimin e reformës në drejtësi, nuk mund ta bëjë dot njeri tjetër”, tha gazetari Sokol Bregu.
Lini një Përgjigje