TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 21:24

Masa ndaj Sali Berishës, ish-prokurori Beci: SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

Masa ndaj Sali Berishës, ish-prokurori Beci: SPAK duhej të kishte

Eugen Beçi, ish-prokurori dhe ish-kreu i Krimeve të Rënda, deklaroi se për rastin e Sali Berishës, SPAK duhej të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për të vijuar më pas me dhënien e masës detyrim paraqitje.

Në një intervistë për emisionin “Open” në ‘News 24”, ai tha se imunitetin ligjor është kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin.

Imunitetin ligjor është kufizuar vetëm për të drejtat dhe liritë që kanë të bëjnë me individin, jo me procesin penal. Arrest me burg, arrest në shtëpi etj, kërkon autorizim të posaçëm, ndërsa ushtrimi i ndjekjes penale nuk kanë më imunitetet me ndryshimet që janë bërë.

Të patën Prokuroria duhet të kishte kërkuar autorizimin e Parlamentit për heqjen dhe kufizimin e lirisë së një personi sepse neni 288, i cili përcakton rastet se kur autorizimi jepet për kufizimin dhe heqjen e lirisë”, u shpreh Beçi.

beci berisha

Lini një Përgjigje