TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 20:00

Rishpërndarja e fondeve të buxhetit, Tomorri: Duhej financuar shëndetësia dhe arsimi, shkojnë për luksin e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Rishpërndarja e fondeve të buxhetit, Tomorri: Duhej financuar

Suficiti prej 51 miliardë lekësh, të cilin qeveria e shpërndau në disa sektorë, duhej të kishte shkuar për shëndetësinë dhe arsimit. Dy sektorët, me afërsisht 3% të PBB të marrë së bashku, janë sipas gazetarit Klodian Tomorri më të nënfinancuarit.

Qeveria mund të financonte për sektorin e shëndetësisë. Ka zëra në buxhet që duket sikur e orientojnë buxhetin në shpenzime parazitare që shënjestrojnë luksin e administratës. P.sh. shërbimet qeveritare që lidhen direkt me rehatinë e qeverisë. Rindërtojnë vila, janë ca vila që rindërtohen gjithandej. Duket sikur ka një kujdes të theksuar për rehatin e qeverisë, shpenzime për zyra, për luksin e qeverisë. ndërkohë që ne kemi të nënfinancuar shëndetësinë dhe arsimin, të dyja bashkë rreth 3% e PBB. Sa i përket rishpërndarjeve të tjera, ky është bërë një ushtrim tradicional. Zgjedhjet u mbajtën me fondin e parashikuar. Pjesa tjetër shkoi për emergjencat civile. Ai alokim prej 300 milionë euro do të shkojë për të mos lënë bosh fondin rezervë.

Sistemi fiskal në mënyrën si është ndërtuar godet më shumë punonjësit që jetojnë me paga. Nisma për të rritur pagat që u ndërmor në prill është një vendim në kahun e duhur. Cilët janë sektorët që duhet të financohen më shumë? Shëndetësia dhe arsimi! Por Shqipëria mbledh shumë pak të ardhura në raport me prodhimin kombëtar. Barra fiskale nuk është më e ulët se e vendeve të tjera. Por mesa duket vazhdon të ketë evazion dhe aktivitete që zhvillohen jashtë ombrellës fiskale”, tha ai.

Tomorri e sheh pozitive ecurinë e ekonomisë shqiptare, por thekson se të dhënat reflektojnë një presion të madh për të pastruar para. 

Në terma fiskalë duket se ka një ecuri pozitive. Në aspektin e mbledhjes së të ardhurave, duket sikur ekonomia ka presion të madh për të pastruar para. Ndodh pastrim parash masivisht në ekonomi. Po të shikosh ecurinë e financave publike të krijohet kjo përshtypje.

Pastrimi i parave ndodh edhe në ekonomitë e zhvilluara. P.sh. rritja shumë e madhe e sektorit të ndërtimit në raport me rritjen ekonomike në tërësi, gati 70% e rritjes ekonomike na vjen nga ndërtimi dhe aktivitetet që lidhen me të. Ndërtimi është sektor me risk të madh për pastrimin e parave. Sa i përket krahut të shpenzimeve, shifra 51,6 miliard është rezultati korrent i buxhetit të shtetit. Deri në shtator qeveria ka mbledhur 51 miliardë më shumë sesa ka shpenzuar. Ajo që ndodh është që në fund të nëntëmujorit kemi 51 miliardë suficit. Në buxhet është parashikuar deficit 55 miliardë. Që të ndodhë kjo, qeveria bën rialokime, duke i çuar këto para në projekte që thithin fonde”, vijoi ai.

Lini një Përgjigje