TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2023, 21:01

Ilir Demalia: Po të mos shkonte në gjyq Donald Trump do merrej me forcë, po Berisha?

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Demalia: Po të mos shkonte në gjyq Donald Trump do merrej me

Analisti Ilir Demalia komentoi vendimin e Sali Berishës për mos shkuar sot në gjyqin kundër tij. Demalia e krahasoi rastin e Berishës me ish-presidentin e SHBA-ve Donald Trump, që po mos shkonte në gjyq, sipas ligjit oficerët kishin të drejtë ta merrnin me forcë e ta çonin në gjykatë.

Ne jemi në një gjendje primitive shtetërore. Nuk ka rëndësi kush je, ligji është mbi të gjithë. Këtu Donald Trump e dinte që po mos shkonte në gjyq ai do merrej me forcë. Por Trump-i shkoi vetë, i bënë foton, ia nxorën në media dhe pastaj ia bënë gjykimin të lirë. Kush është Sali Berishës? Një njeri që ka qenë kryeministër, president i shtetit. Ka qenë njeriu që ka bërë ligjet. Këtu edhe kur te arrestojnë, të thonë çfarë do që të thuash do përdoret kundër teje në gjyq. Nuk je ti që nuk i bindesh ligjit. Edhe kjo që bën Sali Berisha tani është sikur nuk funksionin drejtësia për pushtetarët. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën, por për të gjithë”, tha Demalia në DritareTv.

 

Lini një Përgjigje