TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 16:29

Dosja e AKSHI-it, GJKKO i kthen një apartament Ergys Agasit; zhbllokon 727 mln lekë të 3 biznesmenëve!

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e AKSHI-it, GJKKO i kthen një apartament Ergys Agasit; zhbllokon 727
Ergys Agasi

Biznesmenit Ergys Agasi i është hequr sekuestroja vetëm për një apartament, ndërsa pjesa tjetër e pasurive të sekuestruara mbetet nën masën e vendosur më herët nga autoritetet.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të heqë sekuestron për disa pasuri të personave që po hetohen në kuadër të dosjes së “AKSHI-t”.

Sipas vendimit, është hequr masa e sekuestros për shumën prej 123,629,664 lekësh në subjektin “F” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Gëzim Hoxha.

Po ashtu, Apeli ka vendosur lirimin nga sekuestroja të shumave prej 410,595,663 lekësh dhe 94,423,883 lekësh në subjektin “FASTECH” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Andis Papa.

Një tjetër shumë prej 100,840,264 lekësh, e lidhur me subjektin “FASTECH” sh.p.k. dhe biznesmenin Elison Jorgji, është nxjerrë gjithashtu nga masa e sekuestros.

Ndërkohë, biznesmenit Ergys Agasi i është hequr sekuestroja vetëm për një apartament, ndërsa pjesa tjetër e pasurive të sekuestruara mbetet nën masën e vendosur më herët nga autoritetet.

Më 21 prill, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sekuestrimin e të paktën 52 pasurive me një vlerë të përbashkët prej rreth 40 milionë eurosh, të lidhura me persona nën hetim në dosjen “AKSHI”.

Mes pasurive të sekuestruara përfshiheshin apartamente, vila, truall, pyje, ndërtesa, automjete luksoze, një jaht, llogari bankare dhe aksione në kompani të ndryshme.

Sipas SPAK, vetëm Ergys Agasit iu sekuestruan 29 pasuri, përfshirë apartamente, vila dhe sipërfaqe toke në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, si dhe disa llogari bankare dhe kompania “EA Solution”.

Në mesin e aseteve të sekuestruara figuronte edhe një pjesë e resortit “Equos Resort”, si dhe një automjet tip “Land Rover Defender” i vitit 2023.

Në kuadër të të njëjtit hetim, SPAK ndërmori veprime edhe ndaj biznesmenit Ermal Beqiri, duke sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare.

Sipas të dhënave zyrtare, pasuritë e sekuestruara përfshijnë truall dhe ndërtesa në Tiranë, Vlorë dhe Golem, biznese, automjete luksoze, si dhe jahtin “Predator 50 Skyfall”, me vlerë rreth 1 milion euro.

Hetimet për dosjen “AKSHI” vijojnë, ndërsa vendimi i Apelit prek vetëm një pjesë të pasurive të vendosura më herët nën sekuestro preventive.

spak akshi ergys agasi

1 Komente

  1. z
    zeqo nea

    ore ata te GJKKO i ka nen sjetull Rama, sikurse eshe nje pjese te SPAK, qe nga Kreun e tij. A e dini qe nje deputet nga Skrapari ne prlamentin e zeqineve te Rames eshte kunati i kreu i nje prokurori shume te rendsishem ne SPAK???????? Ja praaa krisma nuk kishte!!!!!!

    Lini një Përgjigje